Last Updated on 15/01/2026 by Monika
Në Trento të Italisë është gjetur trupi i Floresha Prengut, 35-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila ishte zhdukur më 22 tetor të vitit të kaluar.
Trupi i saj u gjend rreth 40 kilometra larg shtëpisë së saj në Trento, ku banonte me familjen, siç raportohet nga mediat italiane.
Viktima u identifikua nga familjarët, të cilët deri në momentin e fundit kishin shpresuar për një përfundim tjetër. Floresha ishte nënë e dy vajzave dhe u pa për herë të fundit në qendër të qytetit, ndërsa më pas humbi çdo gjurmë.
Pas zhdukjes së saj, autoritetet nisën kërkime të shumta për të gjetur 35-vjeçaren, duke përfshirë patrulla në zona rurale dhe zonat pranë lumit, me angazhimin e forcave të policisë dhe zjarrfikësve.
Ende nuk dihen rrethanat e mëtejshme të zhdukjes së shqiptares dhe shkaku i vdekjes së saj./mxh
