Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi se çdo person që posedon informacion lidhur me çështjen Epstein duhet të dëshmojë para autoriteteve përkatëse, përfshirë edhe Andrew Mountbatten-Windsor.
Në një intervistë për BBC, Starmer theksoi se kushdo që ka informacion relevant ka detyrim moral dhe ligjor të paraqitet, jo vetëm në këtë rast, por në çdo çështje që lidhet me dhunën ndaj grave dhe vajzave.
I pyetur nga gazetarja Naga Munchetty nëse Andrew Mountbatten-Windsor duhet të paraqitet vullnetarisht para policisë britanike, pas thirrjeve të ish-kryeministrit Gordon Brown, Starmer u përgjigj se kjo është një çështje që i takon organeve hetimore.
Ai nënvizoi një nga parimet themelore të sistemit britanik të drejtësisë: “Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe askush nuk është mbi ligjin.” Sipas tij, ky parim duhet të zbatohet njësoj në këtë rast si në çdo rast tjetër.
Deklaratat e kryeministrit vijnë në një moment kur vëmendja publike dhe presioni politik ndaj Andrew Mountbatten-Windsor është shtuar ndjeshëm, ndërsa autoritetet vijojnë shqyrtimin e çështjes./mxh
