Last Updated on 08/07/2025 by adminfjala
Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me pseudonimin Noizy, është ndaluar ditën e djeshme nga policia zviceriane sapo ka mbërritur në aeroport. Noizy udhëtoi drejt Zvicrës për të performuar në clubin Cyrih, pjesë e promovimit të albumit të tij të fundit.
Sipas raportimeve të mediave lokale, urdhri për ndalimin e reperit është dhënë nga Prokurori Publik për Krime të Rënda dhe Dhunshme. Ndërkohë lidhur me ngjarjen kanë reaguar dhe anëtarë të ekipit menaxherial të Noizyt, duke sqaruar se ndalimi i tij është bërë për arsye administrative.
“Të gjithë jemi të habitur dhe të zhgënjyer nga mënyra si ndodhi kjo. Nuk është ende e qartë se çfarë ka çuar në këtë ndalim, por duket të jetë një keqkuptim i pastër,” kanë deklaruar burime pranë reperit.
Ata kanë shtuar se situata është duke u qartësuar dhe se Noizy nuk ka pasur asnjëherë probleme me shtetin zvicerjan. Gjithashtu në media qarkulluan thashetheme se ai është ndaluar për shkak të një çështje penale lidhur me një konflik me personazhin e njohur si Medi Iseni, ndërkohë që familjarët e reperit i kanë mohuar duke u shprehur se Noizy distancohet nga çdo konflikt apo përplasje publike me personazhe të tjerë. m.p.