Last Updated on 05/10/2026 by Monika
Administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja, është arrestuar pasditen e sotme në Elbasan.
Vënia e tij në pranga vjen në kuadër të hetimit të kryer nga Prokuroria e Posaçme për menaxhimin e mbetjeve dhe marrëdhëniet financiare të kompanisë publike “ECO-ELB” sh.a. me bashkitë e qarkut.
Mësohet se Kaja është kapur në zonën e Fushë Mbretit e njohur edhe si lagja “Skënderbej” të Elbasanit.
Operacioni u krye nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe nga sektori i operacionales./mxh
