Last Updated on 26/11/2026 by Monika
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij në Parlament, ka sulmuar sektorin e arsimit dhe në veçanti ministren e këtij dikasteri, Mirela Kumbaro.
Sipas Berishës, arsimi shqiptar ka përfunduar shumë keq, ku mesatarja për të ndjekur studimet e larta është për faqe të zezë, sipas tij.
Për Berishën, Kumbaro duhet të largohet urgjentisht, pasi e ka copëtuar arsimin, duke e kthyer në një armë që prodhon vetëm tortura për studentët.
Sipas Berishës, godina e Ministrisë së Arsimit është kthyer tanimë në një ndërtesë torturash çnjerëzore për studentët dhe protestuesit.
Berisha u shpreh se atë që i ka bërë ministrja aktuale arsimit, nuk ia ka bërë askush dhe, për këtë arsye, Mirela, sipas kryedemokratit, duhet të kishte dhënë dorëheqjen vetë 100 herë deri në këto çaste.
“Tek fliste parafolësja, po hulumtoja dhe kërkoja në enciklopedira, në hapësira të mëdha, të gjeja një analogji midis saj që shndërroi ndërtesën e Ministrisë së Arsimit në një ndërtesë torturash më çnjerëzore për studentët dhe protestuesit, dhe gjeta vetëm disa emra të kampeve të përqendrimit.
Kampeve naziste, por për hir të së vërtetës edhe kampeve të përqendrimit të Enver Hoxhës.
Ju nuk keni më të drejtë ët qëndroni asnjë sekondë ministre arsimi me atë akt të papërgjegjshëm që bëre duke i dhënë sallat e ministrisë banditëve me uniformë, të cilët e mbushën sallën me studentë dhe qytetarë pa ndjenja, me ndjenja, sallë torturash, sallë të njerëzve që nuk lëviznin dot.
Dhe e gjitha kjo, në një akt hakmarrje dhe urrejtje të Edi Ramës dhe ju personalisht, se ti mund të jepje 100 herë dorëheqjen, dhe atë që i ke bërë ti Ministrisë së Arsimit, nuk ia ka bërë kush.
Nuk gjen një regjim mbi tokë, në asnjë vend dhe në asnjë rast, që të ketë shndërruar Ministrinë e Arsimit në qendër torturash, lidhjesh dhe arrestimesh siç keni bërë ju.”, tha Berisha./Mxh
