Last Updated on 16/09/2026 by EL
Edhe pse Dhomat e Specializuara dënuan me gjithsej 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Milorad Dodik e cilësoi vendimin të papranueshëm, duke kritikuar faktin që gjykata rrëzoi akuzat për krime kundër njerëzimit.
“Dënimi i shqiptuar ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është një karikaturë e drejtësisë, që shërben për të relativizuar krimet kundër serbëve dhe për të amnistuar të ashtuquajturin terrorizëm të UÇK-së. Është e turpshme që vrasjet sistematike të serbëve në Kosovë e Metohi nuk u cilësuan si krime kundër njerëzimit, por del sikur ata kanë vdekur si kalimtarë të rastit. Thaçi ishte ideologu dhe udhëheqësi i një organizate terroriste, ekzekutues i drejtpërdrejtë dhe urdhërdhënës. E gjithë kjo u anashkalua. Prej kohësh e dimë se në Hagë nuk ka drejtësi dhe të drejtë, ndërsa tani e dimë përfundimisht se nuk ka as respekt dhe as mëshirë për viktimat serbe. Fakti që gjyqi u zhvillua njëzet e pesë vjet pas krimeve të kryera tregon se synimi ishte mbulimi i atyre krimeve.”/ET
