Kristjan Asllani pritet të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu.
Mesfushori shqiptar nuk është përfshirë në skuadrën zikaltër për turneun përgatitor , duke shtuar zërat për një transferim. Kohët e fundit u raportua se Interi dhe Atalanta ishin pranë një marrëveshjeje me vlerë 6.8 milionë euro, plus 4 milionë euro në bonuse.
Megjithatë, eksperti i merkatos Fabrizio Romano ka sqaruar se aktualisht nuk ka negociata konkrete apo të avancuara mes dy klubeve. Asllani iu bashkua Interit nga Empoli në vitin 2022.
Gjatë kësaj periudhe ai nuk arriti të siguronte një vend të qëndrueshëm në formacionin titullar. Për të ardhmen e tij përmendet edhe Sassuolo, ndërsa objektivi i mesfushorit mbetet të gjejë një skuadër ku të ketë më shumë hapësira aktivizimi./mxh
