Policia ka reaguar përmes një njoftimi lidhur me aksidentin e ndodhur në një minierë kromi në Tërnovë të Bulqizës.
Sipas informacioneve, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.
Dyshohet po ashtu se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Ndërkohë bëhet me dije se shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe të policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.
Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./mxh
