Interi fitoi me penallti ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të turneut përgatitor në Hong Kong, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.
Anglezët kaluan në avantazh në minutën e 13-të me Mubama, ndërsa Benjamin Pavard riktheu baraspeshën për zikaltërit.
Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu zhvilloi një paraqitje pozitive, pavarësisht mungesës së disa lojtarëve të rëndësishëm. Një nga lojtarët më të spikatur ishte Stankovic, i cili u aktivizua në mesfushë dhe dha sinjale të mira.
Në fund, fituesi u përcaktua nga goditjet e penalltive, ku vendimtar ishte i riu Lavelli me penalltinë e fundit. Fitorja i jep Interit një nisje pozitive të fazës përgatitore për sezonin e ri./mxh
