Last Updated on 22/12/2024 by adminfjala
Atalanta ka regjistruar sot fitoren e 11-të radhazi në Serie A, duke përmirësuar rekordin e vendosur një javë më parë, për t’u kthyer në kryesimin e kampionatit italian. Por nuk ka qenë një fitore e thjeshtë, pasi erdhi vetëm në minutat e fundit përballë Empolit të Ardian Ismajlit që i shkoi shumë pranë surprizës.
Kolombo u dha avantazhin miqve në startin e pjesës së parë, por De Ketelaere ia doli të barazonte shifrat, para se Gjimshiti të godiste shtyllën. Gjithsesi, Lookman ia doli të mbyllte pjesën e parë në avantazh për bergamaskët.
Gjimshiti u bë protagonist përsëri në këtë sfidë, por këtë radhë duke shkaktuar penalltinë nga e cila Esposito barazoi shifrat.
U duk se Empoli po i shkonte drejt një mrekullie pasi po mbrohej me shumë rregull, por ishte përsëri i zakonshmi De Ketelaere ai i cili në minutën e 86-të gjeti momentin e duhur për të goditur në portë në hyrje të zonës, për të shënuar golin e fitores 3-2 që kthen Atalantën në vendin e parë në renditje./ D.C