Një aeroplan i Forcave Ajrore Kolumbiane është rrëzuar në jug të vendit të Amerikës Latine, pranë kufirit me Perunë, thonë zyrtarët vendas.
Aeroplani, një Hercules i përdorur për transportimin e trupave ushtarake, u rrëzua pranë qytetit të Puerto Leguízamo, në provincën Putumayo.
Mediat vendase bëjnë me dije se 110 ushtarë ishin në bord të avionit në kohën e aksidentit.
Ndërkohë për këtë ngjarje, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Pedro Sánchez, tha se avioni kishte pësuar një aksident tragjik ndërsa po ngrihej nga Puerto Leguízamo, duke transportuar trupa të forcave tona të sigurisë.
Por Sanches nuk ka zbuluar nëse ka viktima, por e përshkroi incidentin si “thellësisht të trishtueshëm për vendin”./et
