Avokati Idajet Beqiri është shprehur se është Partia Demokratike që po krijon problematika me qëllim zvarritjen e procesit të integrimit të vendit në BE.
Komentet Beqiri i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ , ku tha se BE reagon kur shikon që PD ka ngritur një strukturë kriminale që sulmon institucionet e vendit.
Ai akuzoi gjithashtu se PD ka krijuar një ‘Hamas’ të vetin, përmes të cilit prodhon armë dhe sulmon efektivët e policisë gjatë protestave.
“A ka probleme mes institucioneve të ndryshme edhe të BE-së me shtetin shqiptar, patjetër, domosdo, sepse ata kur shikojnë që Shqipëria digjet, Shqipërisë i hidhen molotovë, Shqipërisë i ngrihet një organizatë kriminale, një Hamas, prodhon armë dhe i vërsulet policëve, atëherë thonë ‘diçka ka aty brenda’. Dhe në këto rrethana janë të detyruar të bëjnë deklarata. Dhe deklaratat janë ‘kujdes, shteti ligjor është shtet ligjor, pushteti gjyqësor është i pavarur, Ekzekutivi është i pavarur, Legjislativi është i pavarur. Këto janë orientime që i japin ata, por kjo nuk do të thotë se i dhanë të drejtë Saliut pse nuk i hiqet imuniteti Belindës”, tha mes të tjerash Beqiri.
Beqiri foli gjithashtu edhe për garën që pritet të hapet në PD për zgjedhjen e lidershipit të ri, teksa tha se Salianji i trembet futjes në garë, pasi sipas avokatit, Sali Berisha është një vrasës. Avokati tha se Berisha zhduku Sokol Olldashin pas garës në PD me Lulzim Bashën, duke theksuar se Salianji e njeh mirë ish-kryeministrin.
Salianji në rast se do ishte në garë me Bashën, jam i bindur se ai nuk fitonte dot me Bashën, por ja vlente dhe ai duhet të futej në garë. Por duke e ditur se kush është Sali Berisha, që ai të vret, se faktikisht ai vrau. Edhe kur ishte gara e Bashës me Olldashin, e zhduku Olldashin ai. Kështu që nuk është aq budalla Salianji. Unë mendoj se ai di si ta ruajë kokën e vet”, tha mes të tjerash Beqiri.
Kujtojmë se në protestat e fundit të Partisë Demokratike, ka pasur akte të shumta dhune, përfshi sulmet me gurë dhe sende të forta ndaj efektivëve dhe hedhjen e bombave molotov./et
