Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka hedhur akuza ndaj drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit se bëjnë jetë luksoze.
I ftuar në një emision televiziv, Cakrani ka deklaruar se drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, bëjnë jetë “sheiku” dhe kanë bërë marrëveshje me krimin.
Avokati tha se ata kanë makina luksoze, apartamente pa fund, vila.
“Për mua, në strukturat e larta të Policisë së Shtetit, drejtues të lartë bëjnë jetë luksoze.
Bëjnë jetë prej sheiku dhe kanë bërë marrëveshje me krimin. Kanë makina luksoze, apartamente pa fund, vila” – u shpreh Cakrani në Ora News. m.p.
