Last Updated on 09/09/2026 by Monika
Administrata Trump nuk e kunedershtoi nismën e udhëhequr nga Britania e Madhe për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj vendbanimeve izraelite nw Bregun Perëndimor.
Sipas zyrtarëve amerikanë dhe diplomatëve perëndimorë, të cituar nga Axios, qëndrimi i Shtëpise së Bardhë sinjalizon pakënaqësi ndajj politikrs së qeverisë së Benjamin Netanyahut në këtë territor.
Londra njoftoi sanksione ndaj individëve dhe entiteteve të përfshira në ndërtimin e vendbanimeve, si dhe ndalimin e importeve nga vendbanimet izraelite. Masa u ndërmor pas vendimit të qeverisë Netanyahu për të avancuar ndërtimin në zonën E1, një territor straetegjik që, sipas kritikëve, do të ndante Bregun Perëndimor dhe do të vështirësonte krijimin e një shteti të ardhshëm palestinez.
Nismës britanike iu bashkuan edhe 11 vende të tjera perëndimore, mes tyre Kanadaja, Franca, Spanja dhe Suedia.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nuk e dënoi vendimin britanik pasi deklaroi se Uashingtoni ndan shqetësimin për stabilitetin dhe rritjen e tensioneve në Bregun Perëndimor.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu u distancua nga kritikat e ambasadorit amerikan në Izrael, Mike Huckabee, duke sqaruar se deklaratat e tij kunder Britanisë nuk ishin koordinuar me administratën./mxh
