Last Updated on 22/05/2026 by Anisa
Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj është rikthyer në Shqipëri, pas ndalimit nga autoritetet izraelite gjatë një misioni humanitar drejt Gazës.
Ai ishte ndaluar së bashku me dhjetëra aktivistë të tjerë, të cilët po transportonin ndihma humanitare drejt Gazës, në kuadër të një misioni solidariteti.
Autoritetet shqiptare kanë ndjekur rastin gjatë gjithë kohës, ndërsa kthimi i tij në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht.
Goxhaj është pritur nga familjarë dhe mbështetës pas mbërritjes së tij në vend./A.D
