Last Updated on 18/11/2026 by Monika
Pas Jorida Tabakut, Taulant Balla mori fjalën në Kuvend duke thënë se deputetja u përpoq të sulmonte buxhetin 2027 te dimensioni social. Në këtë pikë, ngre pyetjen se cila është ideologjia që tashmë udhëheq Partinë Demokratike dhe ‘i uroi’ të gjejnë identitetin.
“Duket se PD përveçse ka humbur rrugën, ka humbur edhe ideologjinë. U çua këtu njëra prej zërave më elokuentë ekonomikë edhe u mundua ta sulmojë buxhetin e qeverisë së PS te dimensioni social. Ore ju çfarë jeni, të majtë, të djathtë, të majtë të qendrës, të djathtë të qendrës? Dikur kritikonit Fatos Nanon për qasjen e tij zemrën majtas e xhepin djathtas. Uroj që të gjeni identitetin tuaj programor se rrugën drejt pushtetit e keni larg”, tha Balla./mxh
