Last Updated on 13/03/2026 by Anisa
Deputetja Belinda Balluku ka depozituar në GJKKP kërkesën për heqjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” vendosur ndaj saj lidhur me hetimet qe po kryen SPAK.
Gjyqtari që do shqyrtojë kërkesën është Erion Çela, i cili më herët ka firmosur masat e sigurisë ndaj saj dhe dy ish vartësve të saj Erald Elezi dhe Gentian Gjyli.
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion firmosi vendimin për ‘pezullim nga detyra’ për Belinda Ballukun më 19 nëntor, në kohën kur Balluku mbante funksionin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Më 26 shkurt, kryeministri Edi Rama lajmëroi shkarkimin e saj nga detyra.
Por kjo masë, ndonëse u la në fuqi, nuk ka objekt sipas avokatëve, pasi Balluku nuk është më as zv.kryeministre dhe as ministre.
Ndërkohë, për kërkesën tjetër të Ballukut, e cila i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për shfuqizim të masës së ndalimit për të dalë jashtë vendit, gjykata ka caktuar si relator gjyqtarin e lartë Ilir Panda.
