Last Updated on 28/07/2025 by adminfjala
Pogradec– Një banesë është përfshirë sot nga flakët në në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Fatkeqësisht si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.
Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
