Last Updated on 23/12/2025 by Monika
Big Brother Vip Albania ka startuar mbrëmjen e djeshme edicionin e tij të 5-të. 14 banorë janë bërë pjesë e “reality show”-t dhe kanë hyrë dje në shtëpinë më të famshme në vend.
Kjo ishte vetëm pjesa e parë e kastit, pasi pjesa tjetër e banorëve, sipas Produksionit do të futet në shtëpi në spektaklin e mbrëmjes së sotme.
Kasti i këtij viti pritet të dhurojë spektakël, ndërsa mes tyre janë emra të njohur të këngës, gazetarisë sportive, skena dhe televizioni.
14 banorët që janë bërë pjesë e Big Brother Vip deri tani janë:
– Armir Shahini, i njohur si Miri i “West Side Family”
– Brikena Selmani, Miss Grand Kosova;
– Kristi Lamaj, këngëtar;
– Ilir Vrenozi, demokrati i famshëm korçar;
– Lorela Karoshi, këngëtare, e njohur me emrin e artit Lore;
– Seno Fishta, moderator podkasti;
– Lorna Hysa, këngëtare dhe influencuese;
– Mal Retkoceri, këngëtar;
– Xhodi Skura, aktore dhe këngëtare;
– Angelo Haruni, gazetar dhe moderator;
– Selin Bollati, balerinë;
– Armir Tola, sipërmarrës;
– Stine, këngëtar;
– Sabina Mete, gazetare sportive.
Kujtojmë se dy opinionistët e këtij edicioni janë Arbër Hajdari dhe ish-deputetja, Monika Kryemadhi. Ndërkohë prezantuesi është sërish Ledion Liço.
Edhe këtë vit, ky spektakël televiziv premton shumë surpriza për publikun, si me kastin e zgjedhur ashtu edhe në sfidat dhe lojërat që do të zhvillohen./mxh
