Banorët e Madridit kanë përshëndetur vendimin e qeverisë spanjolle për të ndaluar aksesin në rrjetet sociale për të rinjtë nën 16 vjeç. Sipas këtij vendimi, platformat do të detyrohen të zbatojnë sisteme verifikimi të moshës.
Kryeministri Pedro Sanchez njoftoi këtë masë si pjesë të një pakete për të garantuar një ambient digjital më të sigurt për të rinjtë, duke përfshirë edhe mbrojtjen nga përmbajtje e papërshtatshme, gjuhë urrejtjeje dhe dezinformim.
Studenti 19-vjeçar Miguel Abad tha për Reuters se kjo është një masë e mirë që nxit fëmijët të luajnë me njëri-tjetrin dhe të mos qëndrojnë të gjithë kohën në telefonat e tyre në park.
Banorët e tjerë të Madridit u shprehën se, edhe pse rrjetet sociale kanë avantazhet e tyre, përdorimi i tyre nga të miturit shpesh është i pasaktë, dhe kufizimet e tilla mund të jenë të dobishme për t’i mbajtur ata të sigurt./mxh
