Last Updated on 10/05/2026 by Kesjana
Barcelona dhe Real Madrid përballen mbrëmjen e sotme në “El Clasico”-n që mund të vendosë titullin në La Liga, ndërsa trajneri i katalanasve, Hansi Flick, ka ende disa dilema për formacionin titullar.
Sipas mediave spanjolle, tekniku gjerman duhet të zgjedhë mes disa alternativave në krahun e djathtë të mbrojtjes, në mesfushë pranë Pedri dhe në repartin ofensiv. Mungesa e vetme për Barcelonën mbetet Lamine Yamal, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës:
Joan Garcia; Koundé, Cubarsí, Gerard Martín, Cancelo; Eric Garcia, Pedri; Rashford, Gavi, Fermín Lopez; Lewandowski.
Në krahun tjetër, Real Madrid vjen me disa mungesa të rëndësishme, por me rikthimin e Thibaut Courtois në portë dhe me dyshen Vinícius Júnior – Kylian Mbappé në sulm.
“El Clasico” luhet në “Spotify Camp Nou” dhe Barcelona shpallet matematikisht kampione nëse fiton ose merr të paktën një barazim. /kb
