Last Updated on 09/10/2025 by EL
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë.
Bardhi shkruan se Begaj u diskretitua me vendim të Kushtetueses dhe duhet të japë dorëheqjen pasi ka bërë një shkelje tepër të rëndë.
“Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të GJK si ushtar i ER. Nëse do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vjet”, shkruan Bardhi. m.p.
