Policia italiane ka paralajmëruar se disa kriminelë po përdorin kafshë ekzotike dhe të rrezikshme për të frikësuar viktimat, pasi zbuluan një “fermë të paligjshme zvarranikësh” në jug të Italisë.
Gjatë një bastisjeje në një pallat në Bari, policia gjeti një dhomë sekrete në bodrum të kthyer në një reptilarium ilegal.
Pas një muri të rremë u zbuluan kafshë shumë të rrezikshme:
2 anakonda të gjelbra, rreth 5 metra të gjata, rreth 60 kg
1 krokodil mbi 1.5 metra
pitonë burmezë, boa constrictor dhe lloje të tjera anakondash
U gjet edhe një monitor uji aziatik, një hardhucë e madhe me kthetra dhe kafshim të rrezikshëm.
Autoritetet thanë se disa prej këtyre kafshëve janë shumë agresive dhe përbëjnë rrezik real për publikun.
Sipas policisë, zvarranikët shërbejnë edhe si simbol fuqie dhe kontrolli në botën kriminale. Kafshët i përkisnin një personi me precedentë penalë, i cili aktualisht është në arrati./mxh
