Mbrëmjen e kësaj të enjte, Kosova përballet me Sllovakinë në Bratislavë në fazën “play-off” për kualifikimin në Botëror.
Kjo ndeshje konsiderohet një moment i rëndësishëm për “Dardanët” në rrugëtimin e tyre. Kosova vjen pas një fushate pozitive në grup me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë, duke u renditur e dyta me 11 pikë.
Skuadra dardane ka udhëtuar drejt Bratislavës me mungesat e Amir Rrahmanit dhe Leon Avdullahut. Pavarësisht kësaj, objektivi mbetet kualifikimi në fazën finale të “play-off”-it.
Nëse kalon Sllovakinë, Kosova do të luajë ndeshjen vendimtare në Prishtinë. Kundërshtari në finale do të jetë fituesi i çiftit Turqi-Rumani.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare për këtë përballje.
FORMACIONET ZYRTARE:
Sllovakia: Dubravka, Valjent, Vavro, Obert, Hancko, Bero, Lobotka, Duda, Sauer, Strelec, Haraslin.
Kosova: Muric, Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi./mxh
