Shtetet anëtare të Bashkimit Europian do të diskutojnë opsionet e mundshme për të ndihmuar në mbajtjen hapur të Ngushticës së Hormuzit.
Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas tha për gazetarët, përpara një takimi të BE-së për çështjet e jashtme në Bruksel, se është në interesin e tyre të mbahet hapur Ngushtica e Hormuzit.
“Është në interesin tonë ta mbajmë të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe për këtë arsye po diskutojmë edhe se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim nga ana evropiane”, u shpreh Kaja Kallas.
Më herët presidenti amerikan Donald Trump tha se po kërkonte që shtatë vende të shtonin përpjekjet e tyre për të ndihmuar në rihapjen e rrugës ujore jetësore dhe paralajmëroi NATO-n se do të kishte një të ardhme shumë të keqe pa mbështetjen. /kb
