Last Updated on 09/11/2025 by Kesjana
Tiranë, nëntor 2025 – Në edicionin e sivjetëm të PanairitNdërkombëtar të Tiranës, të organizuar nga Klik Ekspo Groupnën temën “Dritare drejt së ardhmes”, një nga stendat që tërhoqivëmendjen e vizitorëve ishte ajo e kompanisë sllovene BelmetEMI. Me përvojë mbi dy dekada në elektronikë dhe matjeteknike, kompania prezantoi për herë të parë në Shqipërizgjidhjet e saj moderne për elektrifikimin e hekurudhave – njësektor që po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në zhvillimin e infrastrukturës kombëtare.
Përfaqësuesi i saj, Matijaz Marinko, drejtor i përgjithshëm(CEO) i Belmet EMI, u shpreh se pjesëmarrja në panair ishte njëmundësi e vlefshme për të hyrë në një treg të ri me potencial tëmadh zhvillimi.
“Ne operojmë në fushën e elektronikës dhe matjeve teknike, me fokus në zgjidhjet për elektrifikimin e hekurudhave. Kjo ështëhera e parë që jemi pjesë e panairit të Tiranës dhe kemi gjeturinteres të madh për produktet tona. Kemi shumë përvojëbashkëpunimi me kompani në gjithë Evropën, ndaj besojmë se Shqipëria është një treg premtues ku mund të zhvillojmë projektetë përbashkëta,” – tha Marinko.
Një bashkëpunim i ri në zhvillimin e infrastrukturësshqiptare
Pjesëmarrja e Belmet EMI vjen në një moment kur Shqipëria poecën drejt modernizimit të rrjetit të saj hekurudhor, përfshirëprojektet për rijetëzimin dhe ndërtimin e linjave egzistuesehekurudhore kryesore. Me përvojën e saj evropiane, kompaniasllovene synon të kontribuojë në rritjen e efikasitetit dhesigurisë së sistemit të transportit hekurudhor, duke sjellëteknologji të qëndrueshme dhe energjetikisht efikase.
Panairi i Klikut – një urë për partneritete të reja
Panairi i këtij viti ka shërbyer si një pikëtakim i rëndësishëm përkompani ndërkombëtare dhe aktorë lokalë, duke forcuarbashkëpunimin ekonomik në rajon.
Për Belmet EMI, ky është një hap i parë drejt krijimit tëpartneriteteve teknologjike dhe industriale në Shqipëri, nëlinjë me qëllimin e panairit për të qenë një “dritare drejt sëardhmes” në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovativ të vendit./kb
