Last Updated on 08/03/2025 by adminfjala
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha së bashku me ekspertë të opozitës dhe me mbështetjen e Fondacionit të CDU gjermane ‘Konrad Adenauer’, po zhvillojnë një takim ku po shpaloset Programi i Qeverisjes 2025-2029 për ‘Fuqizimin e grave dhe vajzave’.
“Uroj gratë shqiptare kudo janë, në ditën e nderimit të tyre. Sot mblidhemi në këtë ditë në një moment kur gruaja shqiptare ndodhet në vitet më të vështira të saj. Nëse kthehemi në diktaturë gjejmë nënën shqiptare që punonte me 3 turne, mezi vishte e ushqente fëmijët, por kishte në politikë gra që mbronin pushtetin dhe jo të drejtat e grave,.
Edhe narko-diktaturën sot më shumë e vuajnë gratë.
Beteja jonë do të jetë së pari e vendosur kundër murit të patriarkisë, kundër ccdo forme diskriminimi”, tha ai./e.t