Last Updated on 12/02/2025 by adminfjala
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, mbledhja e cila është ende në vijim.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka propozuar që drejtuesit e qarqeve të PD të përjashtohen nga gara e primareve gjë që nuk parashikohen edhe në statut.
“Primaret thotë statuti, por Kryetaret e qarqeve jam përpjekur ti përzgjedh persona të votuar, me eksperience elektorale dhe aktivitet publik. I kam caktuar të barabartë. Nuk kanë kërkuar asnjë kusht kur u bë bashkimi. Nuk mund të pranoj që ata të mos jenë Kryetarë qarku. Ju ftoj ta miratoni këtë edhe pse ka një devijim nga Statuti”, mësohet të ketë thënë Berisha./K.K