Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, i cili pas përplasjeve gjatë protestës së opozitës deklaroi se demokratët nuk do të largohen nga sheshi.
“PD-në nuk e shkul askush nga sheshi, të jeni të sigurt”, u shpreh Noka, ndërsa paralajmëroi gjithashtu se “ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një”.
Duke iu referuar kësaj deklarate, Spaho ka ironizuar qëndrimin e Nokës, teksa shkruan:
“Po shyqyr qe na iluminuat….ne se paskemi me Ramen, ne betejen e paskemi me Qorrin!
Kur nuk ke cfare i ben gomarit i bie samarit.
Fitorja ndaj samarit qenka e sigurte!
Prandaj jemi te lumtur!
Sa poshte te cuan moj PD, dikur permbysje diktaturen!”/ad
