Një kapitull i errët në historinë politike italiane dhe hetimet “Mani Pulite”.
Në vitin 1995, ish-Kryeministri italian Betino Kraksi u dënua në mungesë për akuzën e korrupsionit, duke shënuar një moment vendimtar në skandalet e mëdha që tronditën Italinë gjatë viteve ’90. Kraksi, lider i Partisë Socialiste Italiane (PSI), ishte përfshirë në hetimet e njohura si “Mani Pulite” (“Duart e Pastra”), të zhvilluara nga gjyqtarët në Milano, që synonin të godisnin rrjetet e korrupsionit në nivelet më të larta të politikës italiane.
Gjatë hetimeve u zbulua se Kraksi kishte marrë fonde të paligjshme për partinë e tij, duke i mundësuar PSI-së të konkurronte financiarisht me partitë më të mëdha, Demokracinë Kristiane dhe Komunistët Italianë. Megjithatë, ai kurrë nuk pranoi përgjegjësinë morale për korrupsionin, duke kundërshtuar akuzat ndërkohë që përfitonte nga financimet e paligjshme që mbështesnin aktivitetin politik të partisë.
Dënimi i tij, i shpallur në mungesë, bëri që Kraksi të shmangë arrestimin dhe të largohej nga Italia, duke gjetur strehë në Tunizi, ku jetoi deri në vdekjen e tij më në vitin 2000. Skandali dhe gjykimi i Kraksi nuk ndryshuan vetëm imazhin e PSI-së, por tronditën thellë besimin e publikut italian në klasën politike, duke shënuar një epokë të re të transparencës dhe përgjegjësisë institucionale.
Përgatiti: L.Veizi
