Last Updated on 11/09/2026 by EL
Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër duket se po del nga kriza e mungesës së studentëve të rinj, pasi prej të paktën dy vitesh regjistrimet po shënojnë rritje nga vitinë vit.
Edhe këtë fillimviti akademik pas përfundimit të fazës së parë, numri i studentëve të regjistruar deri më tani është rreth 50 më shumë se ai i vitit të kaluar dhe kjo ndodh në një kohë kur numri i maturantëve ka qenë gjithnjë në ulje.
Pavarësisht rritjes së interesit, degët e mësuesisë vijojnë të mbeten më pak të preferuara dhe sipas rektorit, strategjia kombëtare e stimulimti të studentëve që zgjedhin mësuesi duhet riparë.
Për rektorin Canaj, edhe ulja e pragut të mesatares mund të ndikojë në rritjen e numrit të studentëve që mund të zgjedhin degët e mësuesisë dhe se, sipas tij, kjo nuk do të thotë automatikisht që do të bjerë cilësia e studentëve që do të përfundojë studimet për mësuesi. /ET
