Last Updated on 08/12/2025 by Monika
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar sot në Londër me udhëheqësit e Britanisë, Gjermanisë dhe Francës.
Zelensky tha se bisedimet ishin produktive, ndërsa theksoi se propozimet për paqe po finalizohen dhe do t’u komunikohen Shteteve të Bashkuara nesër.
Plani i propozuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshin 20 pika, tha Zelenskyy, pa një zgjidhje kompromisi për çështjet territoriale.
“Unë besoj se plani do të jetë gati nesër, diku në mbrëmje. Mendoj se do ta shqyrtojmë përsëri dhe do t’ia përcjellim Shteteve të Bashkuara”, tha Zelenskyy, i cili pas Londrës udhëtoi për në Bruksel për bisedime me udhëheqësit e NATO-s dhe BE-së.
Nesër, të martën, presidenti ukrainas do të vizitojë Italinë për konsultime me kryeministren Giorgia Meloni./mxh
