Zvicra ka njoftuar këtë të shtunë rifillimin e negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Një zëdhënësi i ministrisë së jashtme zvicerane ka deklaruar se takimi diplomatik pritet që të mbahet në Gjenevë javën e ardhshme.
“Sulltanati i Omanit do të organizojë bisedime midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Gjenevë javën e ardhshme. Zvicra i mirëpret dhe i mbështet këto bisedime”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme zvicerane.
Kujtojmë se Uashingtoni i kërkon Teheranit që të arrijnë që marrëveshje që synon kryesisht kufizimin e programit bërthamor iranian.
Tensionet mes dy vendeve kanë arritur kulmin, teksa presidenti Trump ka dërguar dy aeroplanmbajtëse në Gjirin Persik. Negociatat e para mes dy vendeve dështuan, pasi Irani refuzoi propozimet./mxh
