Last Updated on 22/07/2026 by EL
Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj ditën e sotme, me rastin e ditëlindje së 51-të partnerit të saj, është shfaqur më romantike se zakonisht.
Krah fotos së veçantë ku ajo shfaqet duke ndarë një përqafim të ngrohtë me partnerin e saj, biznesmenin amerikan Sam Nazarian, bukuroshja shqiptare shprehet se është me shumë fat që ka pasur mundësinë që të festojë krah tij 16 ditëlindje nga jeta e saj.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Kam qenë me fat të festoj 16 ditëlindjet e fundit të jetës sate me ty dhe mund të bekoj me gjithë zemër se je bërë versioni më i mirë i vetvetes… gjithmonë duke mësuar, gjithmonë i thjeshtë dhe më i përkushtuar e më i lidhur thellësisht se kurrë” shkruhet në dedikimin e bërë mëngjesin e sotëm nga modelja shqiptare.
Ditëlindjen e 51-të të biznesmenit amerikan nga Irani, dyshja duket se ka zgjedhur ta festojë në natyrë. Detaj ky i cili është mësuar nga një foto e postuar rreth orës 16 të pasdites së sotme, ku çifti shfaqen të buzëqeshur krah njëri-tjetrit në natyrë.
Kujtojmë se dyshja kanë kaluar goxha vite pranë njëri-tjetrit si dhe janë prindër të dy vajzave.

