Këngëtarja Bleona Qereti ndau pak nga këndvështrimi i saj për mënyrën sesi ka vepruar në rrugëtimin e saj drejt karrierës muzikore.
Në një intervistë, Qereti u shpreh se nuk viktimizohet, se ka bërë 100% bazuar në mundësitë që ka pasur në SHBA, vend për të cilin tha se do të jetë gjithmonë një artiste ndërkombëtare.
“Një njeri tmerrësisht i sukseshëm. Ka qenë gjithmonë simpatik për njerëzit në Los Angelos. Duhet të shohësh çfarë kanë bërë këta njerëz, që janë të huaj. Në këtë lojën e pokërit që quhet jetë, këto janë letrat që mua më janë dhënë dhe duhet të bëj më të mirën më këto që më janë dhënë. E urrej viktimizimin. Do ishte mirë që të kisha pasur një grup menaxhimi kur shkova në Amerikë. Unë kam vuajtur shumë për të bërë një jetë mediokër. Në momentin që ke bërë më të mirën në momentin që e dije se ishte, ke bërë 100%. Do jem gjithmonë një artiste ndërkombëtare për Amerikën”,-tha këngëtarja./K.M
