Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se afati i vendosur prej tij për menaxhimin e konfliktit me Iran mbetet i pandryshuar, duke theksuar se situata aktuale është nën kontroll.
Në një prononcim të fundit, Trump u shpreh se aktualisht nuk ka luftime aktive, por theksoi se është vendosur një bllokadë që po ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik të Iranit.
“Tani për tani, nuk ka luftime. Kemi një bllokadë dhe ata nuk po bëjnë asnjë biznes. Nuk më pëlqeu të shihja anije që dilnin, nëse ato po bënin biznes me Iranin”, deklaroi ai./mxh
