Last Updated on 11/10/2026 by EL
Pasditja e kësaj të diele ka gjetur tunelin e aksit Tiranë-Elbasan me radhë kilometrike mjetesh. Ndërsa dyshimet e para janë se mund të jetë bërë aksident.
Burime për mediat bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, por akoma nuk mbetet e qartë se si ka ndodhur aksidenti, sa makina janë përfshirë apo sa është numri i personave të plagosur.
Megjithatë, pritet që të kemi detaje të reja mbi ngjarjen në vijim, kur autoritetet të dalin me njoftim zyrtar./et
