Last Updated on 15/04/2026 by EL
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani po shqyrtojnë mundësinë për të zgjatur me dy javë armëpushimin që pritet të skadojë të martën e ardhshme, për t’i dhënë më shumë kohë negociatave për një marrëveshje paqeje.
Sipas mediave ndërkombëtare, përfshirë Bloomberg dhe al-Arabiya, ndërmjetësit janë duke punuar për të nisur bisedime teknike mbi çështjet më delikate, si rihapja e Ngushticës së Hormuzit dhe programi i pasurimit bërthamor të Iranit./et
