Një nismë e re globale ka bashkuar Blue Zones dhe American College of Lifestyle Medicine për të krijuar një certifikim profesional që ndihmon mjekët të promovojnë jetëgjatësinë dhe shëndetin afatgjatë. Programi përfshin trajnime mbi ushqimin e bazuar në bimë, aktivitetin fizik, menaxhimin e stresit dhe gjumin cilësor. Qëllimi është që mjekët të mos fokusohen vetëm te trajtimi i sëmundjeve, por edhe te parandalimi i tyre.
Sipas studiuesve, ky model i ri i kujdesit mund të ulë ndjeshëm rrezikun për sëmundje kronike, ndërsa u jep pacientëve mundësinë të adoptojnë një stil jete më të qëndrueshëm dhe më të shëndetshëm./KM
