Të hënën në mëngjes, një grua dhe një fëmijë u vranë tragjikisht në rajonin e Kharkivit si pasojë e bombardimeve ruse në zonat e lira të Ukrainës.
Të dy civilët u vranë nga një sulm me dron rus në Bogoduhiv, në rajonin e Kharkivit.
Një nga goditjet shkatërroi një ndërtesë banimi dhe shkaktoi një zjarr të vogël, i cili u shua më pas. Nga rrënojat u nxorën trupat e një gruaje dhe një djali 10-vjeçar, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën.
Një sulm tjetër me dronë ka sjellë vdekjen e të paktën një personi në qytetin port në jug të Ukrainës, sipas komandës ushtarake të rajonit. Dronët të modelit ‘Shahed’ me origjinë iraniane, shkaktuan dëme në disa pallate, tha një zyrtar i Odessas.
Sulmet janë pjesë e konfliktit mes dy vendeve që vazhdojnë për gati katër vjet që kur Rusia filloi pushtimin e saj të plotë në Ukrainë në shkurt 2022./Kb
