Last Updated on 02/11/2026 by EL
Eksperti i sigurisë, Faik Basha, ka komentuar zhvillimet gjatë protestave të fundit, duke ngritur dyshime për një përpjekje të organizuar për të krijuar destabilitet në vend.
Basha u ndal te përdorimi i molotovëve, sulmet ndaj efektivëve të Policisë dhe goditja e institucioneve, duke theksuar se elementët e dhunshëm duhet të trajtohen me vëmendje të veçantë.
“Sulmi që kishte përfshirë protestën në gjithë këto ditë, nga dita e martë Berisha ka bërë edhe një deklaratë ku ka filluar të marrë autorësinë e organizimit ku ka bërë edhe distancimin nga dhuna. Gjuajtja e drejtpërdrejtë e efektivëve të policisë, ishin të pajisur me molotv, goditja e institucioneve. Në Shqipëri më 13 tetor kur ka nisur protestë në orën 15:00 ka filluar molotovi. Mund të them se edhe nëse do provohet është përdorur edhe si kampion se si do funksionojë…Unë e shoh në këtë mënyrë se është bërë edhe një lloj eksperimenti. Protestuesit me ekipe logjistike…sic e thamë protestues nga Amerika. Një tentativë për të krijuar destabilitet…Partitë politike në të gjithë Evropën përjashto ato ekstremiste të majta, kanë qenë kundër dhunës. Ndërsa në Shqipëri të gjitha partitë opozitare e mbështetën protestën. PD u fut drejtpërdrejt në protestë dhe e tërhoqi veten, sepse ka marrë një sinjal. Protestën e 17 tetorin kemi thënë që ata elementë të rrezikshëm meritojnë vëmendje…Unë besoj se PD i është tërhequr veshi…”, tha mes të tjerash ai./ET
