Last Updated on 05/11/2026 by Klara
Nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 210 lekë për litër, ndërsa benzina jo më shumë se 169 lekë për litër. Vendimi u mor në mbledhjen e Bordit të Transparencës, të zhvilluar këtë të enjte, më 5 nëntor.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me shumicë për naftën do të jetë 198 lekë për litër, ndërsa për benzinën 157 lekë për litër.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 13:45 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.
Bordi u ka kërkuar të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve, si me shumicë ashtu edhe me pakicë, të zbatojnë çmimet e përcaktuara./k.m
