Si pasojë edhe e reshjeve te dendura të shiut një pjesë e bregdetit të vendit u pushtua nga mbetjet. Edhe Velipoja u mbush me mbeturina duke të krijuar një ide tërësisht ndryshe nga ajo e sezonit turist.
Por pse ndodh kjo?
TV Klan ishte në zanafillën e këtij shqetësimi për qytetarët e Shkodrës. Buzë lumit Kir, qytetarë të papërgjegjshëm kanë ngritur një landfill të paligjshëm. Atje shkojnë e hidhen mbetje urbane organike, por edhe inerte.
“Këtu është një landfill i paligjshëm ku qytetarë të papërgjegjshëm me kamionë dhe fadroma shkarkojnë mbetje gjatë orëve të darkës, në orët e errësirës dhe nuk po gjendet një zgjidhje, ndonëse janë vendosur kamera sigurie apo ka pasur gjobitje nuk ka pasur një zgjidhje të kësaj problematike” thote gazetarja./kb
