Last Updated on 01/07/2026 by EL
Punëdhënësit në Mbretërinë e Bashkuar që punësojnë punëtorë të paligjshëm si shoferë shpërndarjeje apo punëtorë ndërtimi do të përballen me gjoba të rënda ose dënime me burg, sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme të mërkurën.
Sipas masave të reja që hyjnë në fuqi nga 1 tetori, gjobat mund të arrijnë deri në 60,000 paund për çdo punëtor të paligjshëm, ndërsa shkelësit mund të dënohen deri në pesë vjet burg.
Ministria tha se rregullat do të zbatohen veçanërisht në sektorët e shpërndarjes së ushqimit dhe ndërtimit, ku janë identifikuar raste të shumta të punësimit të parregullt.
Punëdhënësit në ekonominë “gig” do të jenë gjithashtu të detyruar ligjërisht të kryejnë kontrolle për të drejtën e punës së çdo punonjësi përpara punësimit./et