Last Updated on 03/08/2026 by EL
Deputeti i PS-së Erion Braçe përmes një video në rrjetet sociale, ka denoncuar abuzimet që po bëhen me çmimet e perimeve dhe zarzavateve nga ana e tregtarëve, të cilët sipas tij po dëmtojnë bujqit.
Braçe ka marrë si shembull çmimin e shalqirit, të cilit bujqërit e shesin me 6 lekë për kilogram, ndërsa në vijën bregdetare çmimi arrin në 30 lekë për kilogram, duke e rritur me 5 herë çmimin e tij.
Deputeti socialist thotë se ky është një abuzim i cili po dëmton bujqit, të cilët sipas tij po dalin pa fitim, ndërsa tregtarët po përfitojnë deri në 10 lekë për kilogram.
Braçe ka bërë thirrje për reflektim, pasi po dëmtohen prodhuesit, turizmi por edhe vetë tregtarët.
“Cmimi sot ka levizur po shkon 12 leke e mund te arrije edhe 15 LEKE PER KILOGRAM; tani eshte vec CERMA, SULZOTAJ DHE IMASHTA QE KA SHALQI; ME SA DO E SHISNI JU PER TURIZMIN, ME 45?”, thekson ai.
KJO NUK ESHTE TREGETI, ESHTE ZHVATJE!
NUK E BEJNE BUJQIT, POR TREGTARET QE PO ZHVASIN BUJQIT DHE PJATAT E TURIZMIT!
Cmimet e perimeve e frutave te stines, te vendit-afermendsh me te lira tani, me te cilat po furnizohet turizmi, JANE CMENDUR!
Per 40 dite me rradhe deri sot, SHALQINI ESHTE SHITUR NE #DIVJAKE ME 6 LEKE, VETEM 6 LEKE!
Nderkohe e gjithe vija bregdetare eshte furnizuar me SHALQI ME CMIM 30 LEKE PER KILOGRAM;
Pyeta dhe aksidentalisht mora sot nje pergjigje;
Per cdo kilogram keta llogarisin 10 LEKE SHPENZIME dhe
10 LEKE FITIM; mungojne dhe 4 LEKE NE LLOGARI QE ATA SE THONE POR E FITOJNE PERSERI TREGTARET!
BUJQIT PER 40 DITE E KANE SHITUR SHALQININ PA FITIM, ME 6 LEKE PER KILOGRAM; ama TREGTARET NGA SHALQINI PA FITIM E ME HUMBJE I BUJKUT KANE FITUAR 10 LEKE PER KILOGRAM!
Kjo eshte tmerresisht e padrejte!
Ej o cuna, edhe ju punetore jeni e me vjen shume keq, POR A E MENDONI KETE QE BENI?
Cmimi sot ka levizur po shkon 12 leke e mund te arrije edhe 15 LEKE PER KILOGRAM; tani eshte vec CERMA, SULZOTAJ DHE IMASHTA QE KA SHALQI; ME SA DO E SHISNI JU PER TURIZMIN, ME 45?
PO DEMTONI BUJQIT DHE VETEN TUAJ;/et
