Last Updated on 25/02/2026 by Monika
Një tjetër problem serioz i rrugëve ka prekur vendin tonë, ku për shkak të rrëshqitjes së dheut është çarë asfalti dhe është bllokuar qarkullimi.
Prej orësh hyrja në qytetin e Skraparit ka mbetur e pamundur për shkak të rrëshkitjes së masiveve shkëmbor që kanë përfshirë segmentin e rrugës.
Çarja e asfaltit dhe shembja e një pjese të rrugës janë regjistruar në fshatin Rog Çepan, pranë Përmetit. Rruga, e cila ishte përfunduar në vitin 2019, tani ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Po ashtu, në fshatin Buzuq, masivet shkëmbor kanë bllokuar plotësisht qarkullimin, dhe aktualisht po punohet për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal në aksin nacional.
Autoritetet lokale bëjnë apel për kujdes maksimal dhe paralajmërojnë për vonesa deri në rikuperimin e plotë të aksit./mxh
