Cardi B ka rikthyer vëmendjen te jeta e saj private, pasi u shfaq në shoqërinë e portierit të njohur Maduka Okoye gjatë Javës së Modës në Paris, disa muaj pas ndarjes nga lojtari i NFL-së, Stefon Diggs.
Reperja 33-vjeçare ndoqi një sfilatë mode pranë 25-vjeçarit Okoye, i cili madje e ndihmoi të ulej në vendin e saj. Portieri publikoi një moment nga ngjarja në llogarinë e tij në Snapchat.
Më vonë, të dy u fotografuan së bashku në një ballkon në Paris, ku shfaqen duke biseduar dhe duke qeshur, duke shtuar më tej zërat për një lidhje të mundshme mes tyre.
Më vonë, Cardi B komentoi ngjarjen përmes një postimi në platformën X, ku shkroi: “Ndonjëherë harroj që jam e famshme. Çfarë ndodhi? A nuk e keni sharë edhe ju ndonjëherë babain e fëmijës suaj kur jeni të uritur?”
Edhe pse pas ndarjes së tyre kishte pasur disa dalje publike që ringjallën zërat për një rikthim të mundshëm, paraqitja e fundit e Cardi B me Maduka Okoye duket se ka hapur sërish diskutimet për jetën e saj sentimentale./mxh
