Last Updated on 02/12/2025 by EL
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, teksa foli sot në Kuvend për pensionet, sulmoi deputeten socialiste, Zegjine Çaushi.
“Nuk pres që e mençura Zegjine të ketë eksperiencën e Dritëro Agollit, por si nuk doli një burrë nga ju t’i thotë ndal kësaj qeverie? Keni prindër dhe familje? Dua t’u them pensionistëve të mos mashtrohen sepse 60 lekë në ditë është tallje dhe poshtërim”, tha ai.
Çaushi nuk e ka lënë pa përgjigje besnikun e Metës, teksa i kujton që ‘shefi’ i madh është aty ku duhet të jetë, pas hekurave.
“I dashur Tedi, për ty nuk kam asnjë lloj komenti, sepse atë koment që do të kisha do t’ia jap atij personi që nuk është këtu.
Sepse fatmirësisht dhe fatkeqësisht është tek vendi ku meriton të jetë dhe nuk kam çfarë përgjigje t’i jap atij dhe këto mesazhet që t’i çon në telefon. Po të ishte këtu do t’ia jepja atij përgjigjen. E përshëndesim nga atje ku është sepse mbase na sheh.”/e.t
