Last Updated on 11/12/2025 by MB
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
“Dihej që do të zgjidhej Klodian Braho, pasi u invadua SPAK nga diplomatët amerikanë, dolën fotot, etj. Por ç’bëjnë 11 hujtë e KLP, kur e vendos ambasasa? Ç’na duhej ne teatri kur e dinin të gjithë kush ishte, dhe ata bënin sikur testonin kandidatët. Boll që të shohësh një kandidat të paracaktuar, kuptohet bufonada që ishte kjo që ndodhi sot përballë kamerave.
Nuk ka nevojë të themi ato, mbështetja amerikane, që si duket kanë rënë dakord edhe me evropianët, sepse e përshëndetën edhe ata.
E kam quajtur kryeprokuror i ambasadorëve, jo i dalë nga sistemi dhe KLP. Fakti që rezultati është i paracaktuar… Sot mori gjithë mbledhja, pavarësisht pompozitetit, transmetimit live, mbi 15 tv që e jepnin live, mu kujtuan ato pyetjet, që i bëjnë miss Albania-ve, “kush është pika juaj më e fortë dhe më e dobët?”.
Më duket qesharake, të pyetet një njeri, që ka marrë përsipër të luftojë me politikanët dhe krimin, ti thuash, ka patur shqetësime dhe tronditje jeta juaj familjare… Një teatralitet gati në bufonadë.
Ajo që më bëri më shumë përshtypje pastaj, mirë këta e dinë që s’kanë gjë në dorë se prokurorin e kanë zgjedhur amerikanët, por e pashë më syrin që kjo seancë 6 orë, të fitonte një lloj serioziteti, duke parë njerëz që të shprehnin shqetësim. Në shoqëri SPAK ka krijuar shumë debat, që te ekuilibrat e prishura politikë, debati për ashpërsi, shkelje e të drejtave të njeriu, disa akte të SPAK të refuzuara nga GJK dhe Straburg, një njeri që do të drejtojë këtë institucion, nuk është prokurori që thotë në 94 kapa dy hajdutë, por flet për vizione, i përgjigjet refleksit dhe polemikave që ka ngjallur ky insitucion.
Pashë disa njerëz me 200 fjalë në fjalor, që nuk dilnin dot përtej guackës së ngurtë të një teknicieni që di të lexojë nenet por nuk di të trajtojë impaktin e tij në shoqëri. E bashkuar me garën fallco pastaj… Ka një arsye pse ka garë fallco, ne kemi 10 vjet reformë në drejtëi, por po nuk i morën për brekësh amerikanësh, ne ende nuk bëjmë dot drejtësi”, tha Bushati. M.P.
