Ervin Demo u betua të premte si ministër i Punëve të Brendshme, në një ceremoni të zhvilluar në Presidencë. Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar, ndërsa më pas u lexua dekreti i Presidentit për emërimin e Demos në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Me propozim të Kryeministrit, dekretoj: Z. Ervin Demo emërohet ministër i Punëve të Brendshme. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet nw dekret
Pas leximit të formulës së betimit, me dorën mbi Kushtetutë, Ervin Demo u betua në detyrën e re dhe më pas nënshkroi aktin shkresor të betimit.
Pas dekretimit të tij nga Presidenti, Demo merr zyrtarisht drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme./k.m
